Dhunon të afërmin dhe i rrëmben automjetin, arrestohet bashkë me një femër

Shqipëria

Dhunon të afërmin dhe i rrëmben automjetin, arrestohet bashkë me një femër

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 19:04
Foto

Policia e Elbasanit ka zbardhur një ngjarje të ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së djeshme në lagjen "Haxhias", ku një shtetas me iniciale B. M., ka dhunuar me sende të forta një shtetas tjetër me iniciale A. G., të njohur mes tyre. Policia thotë se pas dhunës së ushtruar, shtetasi B. M., i ka marrë automjetin dhe është larguar.

Pas KAnë lidhje me këtë ngjarje, policia ka gjetur mjetin, ka shoqëruar shtetasin e dyshuar, bashkë me një femër.

Kjo e fundit dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të të dëmtuarit, për të tërhequr kallëzimin. Për arsye hetimore nuk bëhen me dije detaje të tjera", thuhet në njoftim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat