Bulqizë, prej 8 muajsh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 31-vjeçarit

Shqipëria

Bulqizë, prej 8 muajsh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 31-vjeçarit

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar nga Bulqiza i cili rezultonte i zhdukur prej 8 muajsh është gjetur i pajetë. Policia thotë se bëhët fjalë për shtetasin Artur Lleshi nga fshati Zogaj i Bulqizës.

Trupi i pajetë, i dekompozuar është gjetur mesditën e sotme (29 dhjetor) në fshatin Gjuras në Bulqizë.

"Në afërsi  të kufomës është gjetur një kartë identiteti me gjeneralitetet qe i përkasin shtetasit A.Ll, 31 vjeç,  cili ka qenë i larguar nga banesa që në muajin Korrik", sqaron policia e Bulqizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat