Kryemadhi: Qeveria e Surrelit ra!

Shqipëria

Kryemadhi: Qeveria e Surrelit ra!

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 21:25
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e LSI-së në Vlorë, ku ka diskutuar mbi aktualitetin politik.

Gjatë takimit, Kryemadhi u shpreh se qeveria e Ramës ka rënë, ndërsa shtoi se ky është çmimi që po paguan ai për ‘pangopësinë e tij’.  Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim  u bëri apel qytetarëve të Vlorës të ngrihen në protestë në datën 7 janar.

“Në qoftë se ne jemi të pakënaqur me këtë kryeministër, të cilit për hir të së vërtetës qeveria i ka rënë, sepse dje tregoi hapur që qeveria e Surrelit ra, sot nuk ka ngelur më gjë tjetër vetëm për t’i dhënë edhe shtysën e fundit kryeministrit të sektit kriminal, i cili të bjerë në humnerën  e krimit të cilën e krijoi vetë. E krijoi vetë atë humnerë sepse u tregua tamaqar, tregoi që është i pangopur dhe tregoi që shpirti i tij është shumë i varfër dhe sado që të mundohet dhe sado pushtet që të ketë. Nuk e pasuron dot shpirtin e tij.

Prandaj është momenti të ngrihemi, studentët do të rifillojnë protestat e tyre më datën 7 janar, ku jam e bindur që dhe studentët e Vlorës dhe përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë ata studentë që janë sot këtu, ata student vlonjatë, që kanë qenë pjesë e protestës pa ndonjë ide ose nxitje nga LSI, por thjesht me sensibilitetin dhe ndjeshmërinë që ka çdo student, për shkak të taksave dhe tarifave të larta, por për të pasur një ndryshim dhe një sjellje ndryshe të qeverisë shqiptare ndaj jetës studentore në Vlorë”, u shpreh ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat