Rama e shkarkoi nga detyra, zbulohet çfarë i tha Bushati vartësve të tij

Shqipëria

Rama e shkarkoi nga detyra, zbulohet çfarë i tha Bushati vartësve të tij

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 23:59
Edi Rama

Pas zëvendësimit të tij në kabinetin qeveritar nga kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim festiv me bashkëpunëtorët e tij.

Burime për News24, zbulojnë se Bushati gjatë festës është shprehur se drejtimi i Ministrisë së Jashtme ka qenë posti më i bukur që ka mbajtur.

“Dua të them që këto pesë vite e gjysmë për mua kanë qenë vite shumë të bukur atë karrierës sime me gjithë emocionet, e sukseset, me gabimet, me të gjitha elementët që e shoqërojnë ditën e një ministri të Jashtëm. Mendoj se është puna më e bukur në botë, kam takuar njerëz që sado i pasur të isha apo të vija nga një familje e pasur nuk kisha për t’i takuar asnjëherë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat