Ja si i komenton shtypi grek ndryshimet në qeverinë e Ramës

Shqipëria

Ja si i komenton shtypi grek ndryshimet në qeverinë e Ramës

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 00:38
Qeveria Rama

Shtypi greke ka pasqyruar gjerësisht ndryshimet e fundit që Kryeministri Rama ka bërë në qeverinë e tij.

Ajo çka theksojnë gazetat dhe portalet grekë është se ikin ministra që kishin pothuajse 5 vjet në qeverinë Rama dhe vijnë figura të reja që nuk njihen pothuajse fare nga publiku. Por nuk ka lënë pa tërhequr vëmendjen edhe emërimi në qeveri i dy ministrave me origjinë nga Kosova.

Agjencia e Lajmeve In.gr shkruan: "Ndryshime -fshesë nga Rama. Dy Kosovarë në qeveri".

Gazeta "Proto Thema" shkruan: Ndryshime të thella nga Edi Rama- Ikin 6 Ministra ndërmjet tyre edhe Ministri i Jashtëm Bushati".

Gazeta "Ethnos" nën titullin "Ndryshime ekspres nga Edi Rama" ndalet tek ndryshimet ne Ministrine e Jashtme dhe shkruan se "Ministëri i ri i Jashtëm është kosovari Gent Caka. Fillimisht ka qënë këshilltar diplomatik i Ramës dhe nga Qershori i 2018 u emëruar Ministër Plotësues i Punëve të Jashtme."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat