Dalin emrat e 3 personave që u vranë nga përplasja me armë zjarri në Elbasan

Shqipëria

Dalin emrat e 3 personave që u vranë nga përplasja me armë zjarri në Elbasan

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 06:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pas një përplasjeje me armë në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes me armë zjarri, tre persona kanë mbetur të vdekur, mes të cilëve një i huaj me inicialet E.K., me precedentë të mëparshëm penal.

Ky shtetas thuhet se është me origjinë nga Turqia dhe ka ardhur ditë më parë në Shqipëri.

Ndërsa 2 personat e tjerë, të identifikuar si Endrit Alibej dhe Arben Dylgjeri ndërruan jetë gjatë kohës që transportoheshin drejt spitalit të Elbasanit.

Përplasja me armë është regjistruar në në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit, mbrëmjen e djeshme me rreth orës 21:00.

Makina ndaj të cilës është bërë atentati ishte me targa italiane, AG71WYP.

Vrasja besohet se ka qenë e organizuar pasi autorët kanë ndjekur makinën e tyre.

Ndaj viktimave është qëlluar me breshëri automatiku dhe më pas autorët janë larguar me shpejtësi me automjetin e tyre që sipas dëshmitarëve mbante targa italiane.

Dyshohet se përplasja me armë lidhet me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit dhe prishjen e pazareve të drogës.

Tre viktimat kishin ardhur ditët e fundit në Elbasan për të kaluar festat e fundvitit por duket se janë ndjekur nga atentatorët që kanë organizuar vrasjen.

Indrit Alibeaj dhe Arben Dylgjeri jetonin në Hollandë dhe Angli.

Drejt Elbasanit janë nisur forca të shumta policore si edhe Forcat RENEA.

Vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat