"Vrasësit u larguan në drejtim të paditur për një darkë me narkopolicë"

Shqipëria

"Vrasësit u larguan në drejtim të paditur për një darkë me narkopolicë"

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 10:56
Sali Berisha

Rendi në dorë të bandave. Kështu shprehet ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook pas atentatit të trefishtë në Elbasan.

“Masakër ne prag te Vitit te Ri ne Elbasan! Nata e mbremshme ishte e pergjakshme ne Elbasan. Tre te vrare me bresheri kallashnikovi, dy shtetas shqiptare dhe nje turk. Vrasesit si zakonisht u larguan ne drejtim te paditur per nje darke me narkopolice. Vet narkopolicia lau duart duke e cilesuar masakren si zakonisht qerim hesapesh midis bandave. Kjo masaker provon dhe nje here se ne Shqiperi rendi eshte ne duar te bandave”, shkruan Berisha.

Një natë më parë në Bradashesh të Elbasanit, në një atentat u ekzekutuan tri persona, xhaxha dhe nip dhe një shtetas turk që udhëtonin në të njëjtin automjet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat