Atentati me 3 të vrarë në Elbasan, ky është turku që humbi jetën

Shqipëria

Atentati me 3 të vrarë në Elbasan, ky është turku që humbi jetën

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 12:11
Erdal Durunay

Personi që shikoni në fotografi është shtetasi turk Erdal Durunay, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme, e shtunë në Elbasan, ku në një atentat mafioz u ekzekutua Endrit Alibej (Dylgjeri) 34 vjeç dhe xhaxhai i tij Arben Dylgjeri 56 vjeç.

Mësohet se ai kishte ardhur në Shqipëri për të kaluar festat, por mbeti i vrarë nga breshëria e kallashnikovit të shkrehura drejt makinës “Range Rover” me të cilën udhëtonin viktimat.

Dyshohet se 51-vjeçari kishte miqësi me Alibej, e cila ishte krijuar në Holandë, ndërsa mendohet se edhe ai ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

Kjo pasi Endrit Alibej, rezulton me precedentë penalë në Itali, madje në vitin 2013, është arrestuar bashkë me vëllanë e tij Andrea Alibej, si të përfshirë në trafik kokaine.

Ai u arrestua nga policia e Astit, e ndihmuar edhe me helikopterë, gjatë një operacioni masiv, ku u vunë në pranga 31 persona.

Gjatë operacionit u sekuestrua 2.5 kilogramë kokainë, ndërsa u provua se ishte trafikuar 31 kilogramë nga e njëjta lëndë narkotike, ndërkohë që grupi vepronte mes Italisë dhe Holandës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat