Arrestohet pengmarrësi i biznesmenit në Elbasan dhe gruaja që kërcënoi familjen

Shqipëria

Arrestohet pengmarrësi i biznesmenit në Elbasan dhe gruaja që kërcënoi familjen

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 13:02
Bexhet Mosmuca

Policia e Elbasanit njofton se personi që tentoi që të rrëmbente Aurel Gumin ditën e premte Bexhet Mosmuca është arrestuar së bashku me gruan që kërcënoi familjarët e biznesmenit që të tërhiqte denoncimin.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit

Në vijim të ngjarjes të ndodhur më datë 28.12.2018 në lagjen “Haxhias”, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:
• B.M., 39 vjeç, banues në lagjen "Aqif Pasha",pasi pas një konflikti të ndodhur midis shtetasit A.G., dhe B.M., (të njohur mes tyre, banues në Elbasan), ky i fundit e ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin .
• F.C., 28 vjeçe , banuese në lagjen "Aqif Pasha" Elbasan, pasi dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të dëmtuarit A.G, për të tërhequr kallzimin.
Gjatë kontrrollit të ushtruar nga forcat e Policisë, në banesën e shtetasit B.M., është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një dozë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, "Vjedhje me dhunë" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" për shtetasin B.M., ndërsa për shtetasen F.C, për veprën penale "Kanosja për të mos kallëzuar" parashikuar nga neni 311 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat