Mbyten në rezervuar 2 burra

Shqipëria

Mbyten në rezervuar 2 burra

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 17:15
Pogradec

Dy persona janë mbytur të dielën në rezervuarin e fshatit Bradomirë në Pogradec.

50 –vjeçari Arben Pupa dyshohet se ishte duke peshkuar me 56-vjeçarin R. Kojtari kur janë mbytur.

Trupi Pupas është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë në vendngjarje.

Ndërsa për 56-vjeçarin Kojtari vijojnë kërkimet. Për të bërë të mundur gjetjen e tij priten edhe polumbarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat