Berisha: Studentët firmosin dëftesën e lirimit të qeverisë hajdute, vetëm dështime

Shqipëria

Berisha: Studentët firmosin dëftesën e lirimit të qeverisë hajdute, vetëm dështime

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 19:44
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar FOTO-n e vitit, ku studentët kanë nxjerrë ‘dëftesën’ me notat që vlerësojnë qeverinë e Edi Ramës.

Siç shihet edhe në foto asnjë prej ministrive dhe as vetë Edi Rama, nuk e kanë kaluar provimin.

Në postimin e tij Berisha shkruan se në dëftesën e studentëve duket qartë që nën qeverisjen e Edi Ramës ka patur vetëm dështime.

Ja postimi i ish-kryeministrit Berisha në Facebook:

Studentet firmosin dëftesën vjetore të lirimit të Qeverisë hajdute të Kallam Dështakut!

Shikoni foton e dëftesës gjigante që studentët në protestën e tyre të sotme kanë shpalosur para kryeministrisë. Dështime, dështime dhe vetëm dështime! sb

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat