Ja çfarë e shkaktoi mbytjen e dy personave në Korçë

Shqipëria

Ja çfarë e shkaktoi mbytjen e dy personave në Korçë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 07:38
Foto

Një rezervuar i vogël në fshatin Bradomirë i ka marrë jetën sot dy peshkatareve ku sipas banorëve ishin te vetmit që dilnin here pas here për peshkim. Ky rezervuar përdorej për vaditjen e tokave te fshatarëve por edhe si një nevojë e fshatarëve në kushte jo te mira për të peshkuar.

Peshkatarët kane dalë mëngjesin e se dielës për të peshkuar duke mos u kthyer më. Kanë qenë familjarët te cilet nga vonesa e tyre janë alarmuar dhe jane nisur për kërkim ku dhe kane bërë të mundur nxjerrjen e trupit të Arben Pupa, pasi kishte dale në sipërfaqe dhe shihej me sy të lirë.

Polumbaret në vendngjarje kane mbërritur rreth orës 18:00 ku kanë studiuar thellësinë e rezervuarit dhe në oret e para te mengjesit të se hënës do punojnë për te gjetur shtetasin Ramazan Kojtori, i cili mesohet të jete edhe ish-kryeplaku i fshatit Bradomire.

Varka me te cilën po peshkonin viktimat ështe gjetur në rezervuar, ndërsa duket një varke teper e vogël. Mendohet se pesha e tyre dhe sasia e madhe e peshkut të ketë qene shkaku i mbytjes se tyre. Viktimat e administronin vete ketë rezervuar duke hedhur rasatin e peshkut për shumimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat