Rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të peshkatarit

Shqipëria

Rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të peshkatarit

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 08:41
Foto

Kanë rinisur në Pogradec operacioni për gjetjen e trupit të peshkatarit tjetër që u mbyt dje në rezervuarin e Bradomirës.

Bëhet fjalë për viktimën e dytë Ramazan Kojtari, 56 vjeç i cili u mbyt bashkë me shokun e tij Arben Pupa pasditen e djeshme.

Dy polumbarë janë zhytur në ujërat e rezervuarit për të nxjerrë jashtë trupin e pajetë.

Kojtari dhe Pupa ishin banorë të zonës dhe administronin këtë rezervuar.

Sipas dëshmive ata herë pas here dilnin për peshkim pasi hidhnin rasatin e peshkut për shumim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat