Aksident i rëndë në Unazën e re

Shqipëria

Aksident i rëndë në Unazën e re

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 10:22
Foto

Një këmbësor është përplasur nga një motor në zonën e Astirit në Tiranë.

Shtetasi është përpjekur të kalojë rrugën në një aks ku nuk ka semaforë, ndërsa është goditur nga mjeti.

I plagosur ka mbetur një shtetas i moshuar rreth 65 vjeç, të cilit i është dhënë ndihma e parë nga qytetarët të cilët u ndodhën në vendngjarje.

Pas mbërritjes së ambulancës, i plagosuri është nisur drejt Spitalit Ushtarak për të marrë ndihmë të specializuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat