U arrestua në SHBA dhe u ekstradua, ja krimi që tronditi Tiranën në 89

Shqipëria

U arrestua në SHBA dhe u ekstradua, ja krimi që tronditi Tiranën në 89

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 11:31
Foto

Selim Struga, i cili u ekstradua dje nga SHBA u arrestua nga autoritetet amerikane të FBI-së në Detroit më 10 dhjetor të vitit 2011. Shqiptari kishte 22 vite që ishte shpallur në kërkim dhe i fshihej Drejtësisë.

Struga, i cili jetonte në Miçigan, akuzohet për një vrasje të ndodhur në 89-ën, ngjarje që për atë kohë ishin të rralla. Më pas autori i ngjarjes u arratis nga Shqipëria, duke u shpallur në kërkim ndërkombëtar. Më poshtë ‘BalkanWeb’ publikon ngjarjen që ndodhi 1989-ën.

Vrasja

Më datë 21.6.1989 rreth orës 17:00, i dënuari me 15 vite burg Selim Struga ka vrarë me thikë shtetasin Gëzim Çelmeta. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të lokalit të quajtur “10 Korriku”, të ndodhur në rrugën “Qemal Stafa”, Tiranë.

Struga ka qenë duke pirë me shtetasit Muhamet Necaj dhe Fatmir Maçkën në një tavolinë e në pije e sipër dikush nga shokët përreth tavolinës ka thyer një shishe. Ndërkohë, në të njëjtin lokal kanë qenë ulur dhe viktima, Gëzim Çelmeta dhe shoku i tij, Bujar Rama.

Këta të fundit, duke parë gjendjen e alkoolizuar të tavolinës ngjitur me ta, kanë marrë rrugën për të dalë jashtë. Në momentin e daljes, njëri nga personat e ulur në tavolinë me Selim Strugën ka debatuar me shtetasin Bujar Rama. Ky fakt, ka përfshirë dhe personat e tjerë në debat, i cili shumë shpejt ka degjeneruar në një situatë të acaruar. Në këtë moment, Selim Struga i është afruar nga pas viktimës dhe e ka goditur me mjet të fortë shpues, i cili është plagosur dhe më pas ka vdekur ne spital. Pas 22 vitesh në kërkim, Struga u arrestua në SHBA, ndërsa dje u ekstradua në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat