Si lindi konflikti mes Cukut dhe Jambellit

Shqipëria

Si lindi konflikti mes Cukut dhe Jambellit

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 11:54
Cukut dhe Jambellit

azeta “Shqip” sjell një përmbledhje të zgjeruar të ngjarjes.

Bledar Jambelli nuk ishte një person i panjohur për drejtësinë shqiptare. Më herët ai ka qenë i akuzuar për një krim të trefishtë, ku vrau dy persona dhe plagosi një të tretë, ngjarje e ndodhur në vitin 2006 Pvarësisht akuzave, ai ka marrë pafajësi nga gjykata e Vlorës dhe Apeli, duke u liruar nga qelia e akuzat për dy vrasje.

Ndryshe sa kishin kërkuar prokurorët e Vlorës Vojsava Starova dhe Hyrjet Lamaj , 25 vjet burg për Jambellin, trupi gjykues i shkallës së parë i përbërë nga gjyqtarët Arqile Basho, Anastasi Shehu dhe Mirela Mishgjoni nuk kanë vlerësuar provat e prokurorisë duke vendosur të shpallin të pafajshëm Jambellin, i cili akuzohej për vrasjen e Shpetim Muka, Ervis Shehaj, dhe plagojen e Edvin Zanaj, ku ky i fundit është vrarë disa muaj më vonë në Tiranë.

Gjurmët e gishtave që identifikuan Jambelli

Në periudhën e kësaj vrasje të dyfishtë në Vlorë, policia e këtij qyteti nuk drejtohej nga Artan Cuku. Por me mbrëritjen e tij në këtë drejtori, ky i fundit gjatë hetimeve të kryera, ka rënë në gjurmët e kësaj vrasje duke identifikuar dhe arrestuar Bledar Jambellin, të cilin e akuzoi për dy vepra penale atë të vrasjes dhe mbajtjes pa lejë të armëve. Ky ka qenë edhe shkaku që Jambelli është hakmarrë ndaj komisarit.

Sipas dinamikës së këtij hetimi në dosje thuhet se:”…gjatë ndjekjes së lëvizjes së mundshme të autorëve në datën 30 nëntor 2006 u bë e mundur gjetja e automjetit tip “Benz” 250 me targa “VL 0942 A”, e braktisur në aksin rrugor Bestrove-Bunavi, automjet i cili u administrua me cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera në lidhje me automjetin e braktisur rezultoi se ishte në pronësi të shtetasit Edmond Veshaj, banor i qytetit të Vlorës, i cili kishte bërë njoftim në datën 19 nëntor 2006 në sallën opertavive të Drejtorisë së Policisë Vlorë për vjedhjen e automjetit të tij. Gjithashtu targat e vendosura në këtë automjet i përkisnin një automjeti tjetër tip “BMË” pronë e shtetasit Foto Nika, banor i qytetit të Vlorës.

Edhe ky i fundit kishte bërë njoftim në Sallën Operative për vjedhjen e targave të automjetit që posedonte. Gjatë këqyrjes së automjetit është konstatuar se automjeti ishte i drejtuar për në drejtim të fshatit Bunavi. Në këtë automjet janë konstatuar disa vrima të shkaktuara nga armë zjarri ku më konkretisht në pjesën e derës së shoferit është konstatuar një vrimë tejshpuese me drejtim nga jashtë-brenda.

Në pjesën e kapakut të bagazhit është konstatuar një vrimë ovale me drejtim nga jashtë brenda.Nga përpunimi i këtij automjeti me pluhur dakliloskopik janë përftuar tre gjurmë papilare gishti me lënie ndjerse yndyrore të emërtuara me gërmën “A” (gjurmë e pjesshme e dy gishtave).

Ato janë gjetur në kundërt me vijën mbyllëse të portës një gjurmë tjetër papilare është gjetur në pjesën e dorezës së brendshme e emërtuar me gërmën “B” dhe e treta në pjesën e pasqyrës së brendshme e emërtuar me gërmën “C”.

Nga krahasimi i kësaj pjese gjurme e emërtuar me gërmen “A” bazuar në aktin e ekspertimit krahasues, rezulton se në tetë karakteristika përputhen me gjurmën e gishtit të unazës së shtetasit Rikardo Muho (Bledar Jambelli).

Gjurmet e dhjete gishtave të këtij shtetasi gjenden në kartelën daktiloskopike për “Transmetim të gjurmëve të gishtave midis vendeve europiane”.Pas këtij konstatimi në datën 6 dhjetor 2012 është ndaluar në Komisariatin e Policisë Rinas, i pandehuri Bledar Jambelli i njohur dhe me emrin “Rikard Muho”. Këtij shtetasi i janë marrë gjurmët daktiloskopike të gishtave dhe të pëllëmbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat