Rama në konference, studentët i çojnë një mesazh të ‘hidhur’

Shqipëria

Rama në konference, studentët i çojnë një mesazh të ‘hidhur’

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 12:02
Foto

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga ndërrimi i viteve, studentët e universiteteve publike në vend vijnë me një mesazh për Edi Ramën dhe politikën.

Teksa kanë shpalosur një banderolë të madhe para Kryeministrisë, ata kanë uruar shqiptarët që për vitin 2019 të kenë një kryeministër që e do Shqipërinë.

Mes ironisë ata kanë ‘thumbuar’ kreun e qeverisë, Edi Rama, teksa ky i fundit aktualisht po mban një konferencë për shtyp me gazetarët, të fundit për këtë vit.

Kujtojmë se studentët prej kohësh protestojnë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre, ndërsa pak ditë më parë Rama doli me një Pakt për Universitetin, që solli në miratimin e 11 vkm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat