Pse nuk publikohet CV e Gent Cakajt? Ja çfarë thotë Rama

Shqipëria

Pse nuk publikohet CV e Gent Cakajt? Ja çfarë thotë Rama

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 12:16
Edi Rama dhe Gent Cakaj

Në konferencën e fundvitit, kreu i qeverisë u pyet për ministrin e ri të Jashtëm, Gent Cakaj.

Gazetari Thimi Samarxhi e pyeti Ramën përse CV e Cakajt nuk është publike, dhe a disponon ministri i ri një certifikatë sigurie.

Por Rama tha se zgjedhja e tij është bërë për meritë dhe nuk ka asnjë teori konspiracioni.

“Gent Cakaj ka lezuar libra më shumë se sa fjalë keni thënë ju të gjithë. Cv e tij do ta keni në dispozicion sapo të dekretohet si ministër. Të jeni i sigurt që zgjedhja e tij, është zgjedhja e një shqiptari. Unë e neveris çdokënd që nënvizon kosovarin si arsye për të kontestuar këtë zgjedhje timen.

Ai është vendosur si ministër pasi është një nga njerëzit më të ditur që kam takuar në jetën time” – tha Edi Rama ditën e hënë.

Shefi i ekzekutivit u ndal edhe tek largimi i Bushatit. Rama tha se ai është ministri i Jashtëm më i mirë i tranzicionit.

“Ky vend ka pasur barrën të mbajë Aldo Bumçin si ministër të Jashtëm dhe nuk ka pasur asnjë debat. Askush nuk ka marrë mundimin të marrë penën dhe të shkruajë për këtë. Madje është konsideruar krejt normale zgjedhja e Aldo Bumçit dhe pikërisht këta persona sot kritikojnë zgjedhjen e një nga djemve më të ditur, Gent Cakajt” – tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat