Rama: Marrja e ministrave ‘nga rruga’ është një traditë që do ta vazhdojë

Shqipëria

Rama: Marrja e ministrave ‘nga rruga’ është një traditë që do ta vazhdojë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 12:23
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot interesit të gazetarëve sa i përket ndryshimeve të fundit në qeveri.

I pyetur përse një zgjedhje teknikësh në kabinet, Rama iu referua eksperiencës personale.

“Ju e mbani mend që unë kur u bëra ministër Kulture, nuk isha anëtar i familjes socialiste. Isha një person i marrë “nga rruga”. Kjo është një traditë pozitive që unë do ta vazhdoj. Ju siguroj se ministrat e rinj kanë më shumë eksperiencë sesa të larguarit” – tha Rama në takimin e fundvitit.

Ai u shpreh se është përpjekur të zgjedhë shqiptarë të mirë në krye të dikastereve. Për shefin e ekzekutivit, ministrat e rinj vijnë nga eksperienca të mirëfillta pune.

Teksa u pyet nga gazetarët lidhur me derkretimin e ministrave nga ana e presidenti, Rama dhe se Meta të marrë kohën e duhur për ta kryer këtë akt. 

Kryeministri Edi Rama foli në konferencën e fund vitit edhe për akuzat për oligarkët.

Ai theksoi se fitimet e tyre janë ulur pavarësisht se derdhin më shumë taksa në shtet.

“Tamtamat kanë arritur të përçojnë një mesazh të gënjeshtërt.

 Fakt janë krejt tjetër.

Nëse analizojmë të mëdhenjtë, 10 kompanitë e mëdha, fitimet janë në rënie me 10 për qind në krahasim të vitit 2013 dhe 20 për qind në krahasim me vitin 2017.

Janë fakte të verifikueshme.

100 të mëdhenjtë paguajnë më shumë taksa se sa paguanin 5 vjet më parë, ndërkohë që fitimi i tyre është më i ulët se 5 vjet më parë.

Ku janë të mëdhenjtë që kanë mbledhur në 5 duar gjithë pasurinë e po bëjnë hatara me mbështetjen e qeversë.

Faktet janë referenca zyrtare në librat e llogarive të shtetit. Nga ana tjetër sot puna taksohet me pak, ky është fakt deri dje taksohej 10 % sot 5.5 %. Në rajon kemi taksimin më të ulët të punës, 5.5%. Vitin që vjen janë 16 mijë të tjerë që do paguajnë afro 3 mln $ taksa më pak.

Sot deri në 1.5 janë 90% dhe mesatarja është 5.5 % e taksimit. Nga 1 janari 91% e atyre që merren me biznes paguajnë vetëm 5% taksë është një taksë që nuk e ka asnjë vend i rajonit tonë.

Këto janë fakte. Në 1 janar nuk do ketë më taksë mbi vlerën e shtuar për të gjithë imputetet bujqësore” – tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat