‘Artan Cukun do të vras’, çfarë shkruhej në muret e qelisë së Jambellit

Shqipëria

‘Artan Cukun do të vras’, çfarë shkruhej në muret e qelisë së Jambellit

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 12:43
Foto

Pas thuajse një viti në kërkim, këtë të hënë policia njoftoi se ka kapur më në fund personin që kishte porositur vrasjen e ish komisarit të policisë Artan Cuku.

Në pranga në Athinë të Greqisë ka rënë Bledar Jambelli, personi i cili kishte paguar Mikel Shallarin për të vrarë ish komisarin e policisë.

Por si nisi përplasja mes viktimës e personit që pagoi për vrasjen e tij... çfarë shkruhej në muret e qelisë së Bledar Jambellit

Një histori e cila merr spunto në dhjetor të vitit 2012 kur policia e vlorës në atë kohë që drejtohej nga Artan Cuku njoftoi me një konferëncë për media se kishte arrestuar Bledar Jambellin , i dyshuar për tre vrasje me pagesë të Amarildo Delaj, Shpëtim Muka dhe Ervis Shehut vrasje të kryera përgjatë viteve 2006 -2012.

Sipas të dhënave që vijnë nga punonjës të burgjeve të asaj kohe dhe prova të cilat i disponon dhe grupi hetimor aktual , Bledar Jambelli shkruan në murin e dhomës dhe të korridoreve Artan Cuku do të vras apo Artan Cuku ti do vdesësh.

Një kërcënim që nuk u mor kurrë në konsideratë seriosisht por i cili dëshmonte mllefin dhe urrejtjen e akumuluar nga Jambelli.

Bledar Jambelli e akuzonte Cukun se në bashkëpunim me ish shokë të tij nga Vlora i kishin sajuar vrasjen e Amarild Delajt dhe donin ta zhysnin edhe për vrasjet e tjera.

Në rrethana ende të paqarta për mungesë provash Bledar Jambellit arriti të dilte nga burgu pasi nuk iu arritën ti provoheshin vrasjet për të cilat akuzohej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat