Siguria ushqimore, AKU u vë drynin tetë dyqaneve dhe vendos 13 gjoba

Shqipëria

Siguria ushqimore, AKU u vë drynin tetë dyqaneve dhe vendos 13 gjoba

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 13:37
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se gjatë një jave janë kryer 1150 Inspektime, në të gjithë territorin e Shqipërisë ndër to, 192 paralajmërime, 13 gjoba si dhe 8 mbyllje subjekti.

Njoftimi i plotë:

Në javën që lam pas AKU, me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend si dhe në kuadër të festave të fund vitit janë kryer:

 1150 Inspektime, në të gjithë territorin e Shqipërisë

Ndër to;

 192 Paralajmërime
 13 Gjoba 

 8 Mbyllje subjekti

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat