"Kërcënimi" i Ramës: Kush tenton të mbajë bastet hapur do përfundojë si bosat e tyre

Shqipëria

"Kërcënimi" i Ramës: Kush tenton të mbajë bastet hapur do përfundojë si bosat e tyre

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 13:47
Edi Rama

Një ditë para hyrjes në fuqi të ligjit që i ndalon lojërat e fatit në republikën e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të hapur për të gjithë ata qytetarë që do të tentojnë të shkojnë kundër këtij vendimi, duke mbajtur të hapura llotot në vend.

Në konferencën e fundvitit përballë gazetarëve, Rama u shpreh se kush ndërmerr këtë veprim do të ketë një fat të njëjtë me bosat e tyre, një fjalë e cila ishte një referencë për rastin e Ervis Martinajt, njëri ndër pronarët më të mëdhenj të industrisë së basteve në vend. Rama ka paralajmëruar gjithashtu dhe ata oficerë policie që “bëjnë një sy qorr”.

Rama: Kemi konstatuar ca përpjekje për të krijuar skema ilegale për të transferuar lokalet ku pronarët të përdorin skema të mbyllura. Po ju them të gjithë atyre që u kanë hyrë këtyre fantazive do të përfundojnë aty ku kanë përfunduar bosat e tyre. 

Gjithë policia do të jetë në këmbë që prej nesër dhe ju lutem qytetarëve që të njoftojnë që prej nesër për çdo rast ku ato ndodhen. 

Njësitë e lojërave të fatit janë të dokumentuara dhe nëse do të funksionojnë haptas ose mbylltas dhe nëse do të konstatohet nga qytetarët do të bjerë direkt mbi drejtuesit e policisë përgjegjësia. Ky është mesazhi që dha dje ministri i Brendshëm. Boll më me paratë e prindërve që derdhen në llumin e kumarit.

Pyetjes, po ata që mbesin pa punë u përgjigjem thjesht; vitin e ardhshëm kemi një rritje të kurseve të trajnimit profesional. Shumë nga ato njësi do të transferohen në biznese të tjera dhe do të krijohen vende pune. Benefitet janë të pallogaritshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat