Denoncimi i Berishës: Banda e gruas së Ramës nuk po u shpërndan pensionet invalidëve

Shqipëria

Denoncimi i Berishës: Banda e gruas së Ramës nuk po u shpërndan pensionet invalidëve

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 15:23
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të bashkëshortes së kryeministrit Rama, duke thënë se banka ku ajo bën pjesë si anëtare e bordit drejtues, nuk u ka dhënë pensionet invalidëve në Shkodër.

Berisha ka postuar denoncimin e një “invalidi dixhital” i cili i ka shkruar në rrjetin social, se banka nuk u shpërndan pensionet për muajin dhjetor invalidëve.

Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit

Banka e madam Bashes (Linda Ramës), Abi Bank nuk shperndan pensionet e invalideve ne Shkoder! Pashpirtesi!

Lexoni mesazhin e invalidit dixhital! sb

Eshte nje bank ktu si shperndan pencjonet e ivalitve edhe nuk I kan kaluar te gjitha bankat e tjera I kan shpernda kjo Banka nuk I shpernda Abi Bank e ka emrin Mirdita Z.Sali Berisha te lutem e te lutem beje publike eshte nje bank ktu ne Shkodër Abi Bank dojn me ndal muain e fundit te gjitha bankat I kan shpernda te lutem anonim Nuk shperndan muajn Dhjetor nuk e shperndan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat