PD bën ‘bilancin’ e Ramës: Punësoi 350 trafikantë në 5 vjet

Shqipëria

PD bën ‘bilancin’ e Ramës: Punësoi 350 trafikantë në 5 vjet

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 15:51
Edi Paloka dhe Edi Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij është tragjikomike të dëgjosh kreun e qeverisë si bën propagandë duke na shfaqur një realitet krejt tjetër.

“Kryeministri i krimit dhe oligarkeve, njesoj si mbreti me rrobat e padukshme, u thote shqiptareve se ai ka qeverisur shume mire, pavaresisht se ata as nuk e shohin, as nuk e prekin suksesin e kryeministrit lakuriq,” shkruan Paloka duke akuzuar dhe të gjithë ministrat e vleresuar nga Rama.

Statusi i plotë

Tragjikomike te degjosh dhe sot kreun e bandes se rilindjes t’u flase shqiptareve per nje realitet qe ekziston vetem ne manualin e propagandes se tij.

Prej 5 vjetesh drejton qeverine me te inkriminuar dhe te korruptuar te 29 viteve te fundit, por shqiptareve u flet per siguri dhe ndershmeri.

“Ministri me i mire ne historine e puneve te brendshme” Saimir Tahiri eshte sot nen hetim per trafik droge.

“Personaliteti me i shquar ne fushen e drejtesise” Fatmir Xhafaj sot eshte i damkosur si ministri i brendshem qe mbrojti trafikun e droges te te vellait, te denuar per te njejten gje ne Itali.

“Kryetari me i mire i Bashkise ne histori” Vangjush Dako u kap ne pergjimet e prokurorise ne shitblerje votash me krimin e organizuar.

“Ministri me i mire i jashtem qe ka pasur vendi” Ditmir Bushati mbahet mend per lidhjet me banden kriminale te Bajrajve.

“Ministrat me te suksesshem” Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj u certifikuan si hajdute profesioniste me megaskandalin e Unazes se Madhe dhe nen hetim per krimin e shitblerjes e votave.

Erjon Veliaj e ka kthyer Tiranen ne lavartricen e pastrimit te parave te krimit dhe droges.

350 trafikante e kriminele te faktuar punesoi Edi Rama ne 5 vjet ne parlament dhe qeverisjen vendore.

Sot 290 mije qytetare ushqehen vetem nje here ne dite.

Kryeministri i krimit dhe oligarkeve, njesoj si mbreti me rrobat e padukshme, u thote shqiptareve se ai ka qeverisur shume mire, pavaresisht se ata as nuk e shohin, as nuk e prekin suksesin e kryeministrit lakuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat