Arrestimi i porositësit të vrasjes së Artan Cukut, reagon Lleshaj

Shqipëria

Arrestimi i porositësit të vrasjes së Artan Cukut, reagon Lleshaj

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 17:07
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj njoftoi se finalizimi i aksionit për arrestimin e porositësit të vrasjes së Artan Cukut, ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës, është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm.

Ministri i Punëve të Brendshme, thekson se “Forcës së Ligjit” nuk mund t’i shmanget askush.

Mesazhin e tij kreu i Ministrisë së Brendshme e mbyll me një premtim.

“Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj. Partnerët ndërkombëtarë janë në mbështetje të plotë të vullnetit tonë të palëkundur për drejtësi në Shqipëri”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat