Presidenti Meta dhe violinisti Olen Çezari trokasin gotat

Shqipëria

Presidenti Meta dhe violinisti Olen Çezari trokasin gotat

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 18:46
Ilir Meta dhe Olen Çezari

Në ditën e Vitit të Ri, Presidenti Ilir Meta gjithashtu është takuar me violinistin e njohur me famë botërore, Olen Çezari.

Presidenti Meta në një postim në rrjetin social Facebook falenderon artistët për kontributin e tyre të shquar gjatë këtij Viti të Skënderbeut për promovimin e shkëlqyer kulturor që i kanë bërë Shqipërisë kudo në botë.

Postimi i plote

Është kënaqësi e madhe për mua që ta përfundoj këtë vit me violinistin tonë me famë botërore Olen Çezari. Me këtë rast i falënderoj të gjithë artistët tanë për kontributin e tyre të shquar gjatë këtij Viti të Skënderbeut për promovimin e shkëlqyer kulturor që i kanë bërë Shqipërisë kudo në botë. Bashkë me Olenin ngritëm një shëndet për të gjithë artistët tanë dhe familjet e tyre kudo ku ndodhen duke uruar suksese pafund në Vitin e Ri që po afron për të gjithë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat