Rama: Pas Kosovës, hapim kufijtë me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë

Shqipëria

Rama: Pas Kosovës, hapim kufijtë me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 19:15
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në mesazhin që dha për fundin e vitit, tha se hapja e kufirit që do të bëhet me Kosovën, synohet që të bëhet edhe me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë.

“Së shpejti, besoj në pranverën që vjen do ta vendosim kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në regjimin e kritereve teknike të marrëveshjes së Shengenit. Një kufi i hapur që e synojmë edhe me Maqedoninë, Malin e Zi e me Greqinë po ashtu, në një të ardhme shumë më të afërt sesa anëtarësimi ynë në BE”,tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat