OKB, Shqipëria me humbjet më të mëdha të pyjeve në Mesdhe

Shqipëria

OKB, Shqipëria me humbjet më të mëdha të pyjeve në Mesdhe

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 20:20
Ilustrim

Shqipëria, Portugalia dhe Bosnja kanë shënuar humbjet më të mëdha në sipërfaqet e pyjeve nga 1990 në 2015-n sipas studimeve që janë kryer në 27 vende dhe që përllogarisin rreth 80 milionë hektarë tokë të degraduar në të gjithë rajonin.

Zona e pyjeve mesdhetare u rrit në 2% gjatë periudhës 2010-2015, megjithëse ekosistemi është gjithnjë e më shumë i prekur nga degradimi dhe i kërcënuar nga ndryshimet klimatike, sipas një raporti të ri të OKB-së. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) dhe Programi i Unitetit Kombëtar për Mjedisin (PNUMA) kanë publikuar në mbrëmjen e së martës (27 nëntor 2018), një studim mbi pyjet në vendet mesdhetare, që kanë një sipërfaqe prej 88 milionë hektarë apo sa rreth 2% e pyjeve në botë.

“Pyjet e Mesdheut janë përshtatur për njëfarë kohe ndaj presioneve të shkaktuara nga zhvillimi njerëzor, por këto presione nuk kanë qenë kurrë aq ekstreme saç janë tani,” tha shefi i Pyjeve i FAO-s Hiroto Mitsugi gjatë një deklaratë.

Përveç degradimit, këto pyje po kërcënohen gjithnjë e më shumë nga ndryshimet klimatike. Rritja e temperaturave, reshjet e parregullta dhe thatësira më të gjata pritet të ndryshojnë  mbulimin dhe shpërndarjen e pemëve në pyje vit pas viti.

Shtimi i popullsisë në vendet bregdetare gjithashtu ka ndikuar negativisht (midis 1960 dhe 2015-s  popullsia u dyfishua në 537 milionë njerëz). Edhe zjarret në pyje dhe mungesa e ujit kanë qenë një tjetër faktor.

Studimi tregon se çdo vit janë djegur më shumë se 400,000 hektarë pyje dhe rreth 340 lloje të kafshëve dhe bimëve (16% të totalit) janë në rrezik të zhdukjes në rajonin e dytë të botës me përqendrimin më të lartë të biodiversitetit.

OKB ka bërë thirrje për të ruajtur pyjet mesdhetare, të cilat ruajnë më shumë se 5 miliardë tonë karbon, me qëllim që të reduktohet degradimi i tokës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat