Bashës nuk i ndahen dhe njerëzit e tij: Tre ngjarjet që s’përgënjeshtroi dot!

Shqipëria

Bashës nuk i ndahen dhe njerëzit e tij: Tre ngjarjet që s’përgënjeshtroi dot!

Më: 1 janar 2019 Në ora: 09:58
Lulzim Basha

Kreu i opozitës, Lulzim Basha në një vit është përfshirë në jo pak skandale gjatë këtij viti, por për t’i “mbuluar” Luli ka zgjedhur një strategji që tashmë është e njohur, dhe që është heshtja. Aty ku i “përvelon” ai hesht nuk flet, nuk prononcohet, ska reagim.

Le të sjellim tre shembuj konkret që lidhen me këtë situatë dhe që tregojnë se si Lulzim Basha “vret” veten me heshtjen e tij:

Votimi i Gramoz Ruçit për kryetar Kuvendi, një vit më parë ku të paktën 4 deri në 6 deputetë të PD-së votuan në favor të tij. Në fillim u la në heshtje, pastaj doli teza se kishin manipuluar votimin. Jemi më shumë se një vit më pas dhe nuk ka asnjë masë apo qëndrim të Lulzim Bashës ndaj deputetëve “tradhëtarë” që në fakt u shitën si derra.

Publikimi i Skandalit të financimit të PD-së. Në nëntor të vitit të shkuar. Basha e la në heshtje, mohoi një pjesë të akuzave. Pas ripublikimit dhe thellimit nga Mother Jones, kreu i PD-së foli ndryshe në opinion nga sa kishte folur rreth katër muaj më parë. Ende nuk ka asnjë përgjigje të qartë, edhe këtë po përpiqet ta kalojë në heshtje. Luli, duket si “Ushtari i mire Shvejk” i Jarosllav Hashek. Ky është rasti kur Luli ka folur 3 herë nga një fjali dhe ka thënë 3 gjëra të ndryshme. Në 2018 skandali është thelluar miqtë e Bashës si Ekim Alptekin kërkohen nga FBI, asnjë qëndrim vetëm heshtje.

Skandali, Salianji-G.D., asnjë qëndrim zyrtar nga PD-ja, megjithëse ndodhte në sallën e parlamentit. Heshtje totale, mohim dhe urdhër për të mos folur, ndërkohë që me zë dhe figurë dy deputetë të listës së tij janë kapur në biseda perverse në sallën e parlamentit.

Kunati dhe bizneset e tij. Ashtu sikurse CNA.al e ka raportuar, ndërkohë që në vend flitet për krizë ekonomike dhe se biznesi po falimenton, e kundërta ndodh me kunatin e Lulit. Kompania e kunatit të tij Erjon Isufi, rezulton me 2 miliard lekë xhiro në vitin e shkuar dhe me gati 1 miliard deri në muajin gusht. Pra, edhe në këtë vit, me të njëjtën shumë parash. Gjithashtu nga ana tjetër ai deklaron 2 miliardë lekë xhiro, por vetëm rreth 46 milionë lekë të vjetra fitim. Pra, nuk deklaron fitim as të paktën 2% të totalit të xhiros. Heshtje totale, thjesht i quajti akuza nga qeveria megjithse dokumentat i nxorëm ne.

Sa herë pyetet për kritikët e shmang, nuk di cfarë të thotë për Jozefinën, Boden, Patozin, Bregun e shumë të tjerë që i përjashtoi duke i zëvendësuar me një tufë budallenjsh, që blenë mandate deputetësh si të ishin në tregun cam.

Së fundi doli edhe një tjetër skandal, Lulzim Basha ka gënjyer edhe për shkollën e lartë. Lulzim Basha ka gënjyer për diplomimin e tij në Hollandë dhe ky tashmë është një fakt i  konfirmuar nga vetë mediat pranë tij. Tashmë provohet me dokumenta zyrtare se Lulzim Basha ka filluar shkollën në vitin 1993 dhe e ka përfunduar në vitin 2005. Në 6-të vitet e para ka mundur të sigurojë një diplomë 1-vjecare përgatitore, këtë më pas e ka përdorur kur ka punuar për UNMIK në Kosovë. Ende asnjë sqarim dhe qëndrim.

Prej disa ditësh, kryetari i PD, Lulzim Basha është vënë në qendër të akuzave nga mediat, në lidhje me banesën e tij, pranë Parkut të Liqenit, pas ish-Stadiumit “Qemal Stafa”. Sipas gazetës “Shqiptarja.com”, kreu i PD-së ka bërë plot 4 dhoma shtesë pa leje. Në njërin krah ka ndërtuar shtesë dykatëshe me dy dhoma dhe në krahët e tjerë ka ndërtuar dy dhoma njëkatëshe.

Për asnjë nga këto skandale, Lulzim Basha nuk ka dhënë ende asnjë përgjigje zyrtare dhe të besueshme, por si përherë mundohet ta kalojë në heshtje.

Në lidhje me shkollën e lartë, ai shumë mirë mund ta nxirrte diplomën e të thoshte, ja unë kam studiuar në këtë vit dhe mbyllej historia.

Nga ana tjetër në lidhje me shtesën e pallatit mund të kishte mbajtur një deklaratë ku të kishte thënë, në rregull kjo është shtesa dhe mund të vini ta prishni.

Për xhirot e kunatit, e cila po ashtu është fakt i provuar, gjithashtu mund të mbante një qëndrim publik.

Edhe në rastin e video-skandalit erotik Salianji-G.D., kur e vërteta u pa më zë dhe figurë nga shqiptarët, Basha mund ta pranonte, të sqaronte publikun dhe të merrte masa që deputetët e tij të mos merreshin me biseda perverse ne parlament, por të bëjnë punën për të cilën paguhen nga taskat e shqiptarëve.

Por këto Luli nuk i bëri kurrë, por i kaloi në heshtje. Kjo është heshtja që vret e Lulzim Bashës, nëpërmjet së cilës ai kujton se i kalon këto skandale që i plasin në dorë, edhe duke ndërhyrë në media të caktuara, edhe duke paguar faqe në rrjetet sociale, edhe duke ngritur skuadra sharreësish në rrjetet sociale, bën gjithcka që ti mbyllë. Vetë hesht me pabesitë dhe intrigat e tij të neveritshme, Ashtu siç edhe qeverisë i kanë plasur një mijë e një skandale ashtu i plasin dhe Lulit dhe ai sillet njesoj si ortaku i tij Rama.

Por, heshtja Lulit i është kthyer në boomerang dhe ka bërë që në opinionin publik, Lulzim Basha të humbasë besueshmërinë, edhe më shumë sesa vetë Rama.

Rama është kryeministër dhe ka një mijë e një probleme, shumica janë kundër tij, studentët, Diaspora, aristët kanë dalë në protesta, por faktet treguan se nuk pranojnë as Lulzim Bashën, imazhi i të cilit është njollosur nga vetë heshtja e tij.

Lulzim Basha mendon se me heshtjen e tij kalojnë edhe këto skandale, por e vërteta është se ato janë kthyer në plagë të pashërueshme për imazhin dhe besueshmërinë që ka kreu i PD-së në opinionin publik dhe në kosto reale politike për partinë, të cilën ai e drejton.

Luli do vazhdojë të heshtë ne do vazhdojmë tja kujtojmë edhe kur është ne Hollandë duke vaditur tulipanët. Gezuar 2019 Lulzim që vetvritesh me heshtjen tënde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat