Bebja e parë për vitin 2019 vjen në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Shqipëria

Bebja e parë për vitin 2019 vjen në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Më: 1 janar 2019 Në ora: 10:01
Pamje nga video

Ka ardhur në jetë bebja e parë për vitin 2019. Foshnja ka lindur në maternitetin ‘“Mbretëresha Geraldinë”. në orën 00:01.

Report Tv ka qenë në maternitetin dhe ka pyetur të afërmit, të cilët janë shprehur tejet të emocionuar që foshnja ka ardhur në jetë në këtë datë të shënuar.

Foshnja e porsalindur është i gjinisë mashkull, i peshës 3150 gr dhe është pagëzuar me emrin Elis.

“Lindja kaloi me operacion në mënyrë të shkëlqyer,”-tha doktoresha që e priti. Ndërsa nëna e bebit tha: “Gjithmonë kemi dashur një fëmijë të seksit mashkull por që nuk e priste që djali ynë të ishte fëmija i parë për këtë vit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat