Berisha: Ky është viti i revolucionit demokratik popullor

Shqipëria

Berisha: Ky është viti i revolucionit demokratik popullor

Më: 1 janar 2019 Në ora: 12:49
Sali Berisha

Në një postim të gjatë në facebook, ku uron shqiptarët për Vitin e Ri 2019, ish kryeministri Sali Berisha, bën një analizë të vitit që lamë pas. Berisha e konsideron 2018-ën, viti i rekordeve më të zeza këto 27 vite pluralizëm.

“Viti 2018 do shenohet ne memorjen e kohes si viti i Kakistokracise (kakistos ne greqishten e vjeter me i keqi) pra,- viti ne te cilin ne patem qeverisjen me te keqe qe nga koha e regjimit totalitar.” Shkruan Berisha ndërsa thekson se është besim plotë se Viti i Ri 2019 do të jetë viti i triumfit të plotë dhe përfundimtar të revolucionit demokratik popullor që do fshijë nga faqja e dheut regjimin e kakistokracise dhe kalbësirat e tij.

Postimi i plote:

GEZUAR Vitin e Ri 2019!

Te dashur miq, ora e nderrimit te viteve po afron. Viti i Ri 2019 pas pak oresh hyn ne vatrat dhe zemrat tona! Une me kete rast perzemersisht ju uroj nje vit me shume te mira, gezime, shendet, suksese per ju femijet, familjet tuaja dhe te mbare shqiptareve kudo qe festojne sonte!

 

Por, viti qe leme pas ishte per ne shqiptaret si viti i rekordeve me te zeza keto 27 vite pluralizem..

Viti 2018 do shenohet ne memorjen e kohes si viti i Kakistokracise (kakistos ne greqishten e vjeter me i keqi) pra,

– viti ne te cilin ne patem qeverisjen me te keqe qe nga koha e regjimit totalitar.

2018 ishte viti i Kakistokracise sepse:

– klika ne pushtet, ne raport me rrogat ka vendosur mbi qytetaret taksa shume here me te larta se te çdo vendi tjeter ne Europe. Shqiptaret sot paguajne litrin e naftes 30% me shtrenjte se sa ne Gjermani, kurse ne proporcion me rrogat se paku 600% me shume. E njejta gje mund te thuhet per çmimin e energjise elektrike, uijt, tarfat e shkollimit, transportit, mjekimit te tyre, etj etj..

Ky ishte viti i kakistokracise sepse:

– kreu i meduzes Edvin Kristaq Rama dhe qeveritaret e tjere kane vjedhur dhe shperdoruar miliarda euro me PPP-te e tyre, doganat, tatimet, prokurimet publike. Rikujtoj ketu se ky regjim nderton sot rruge apo shkolla e vepra te tjera me çmime minimumu 5 here me te larta se se ne çdo vend tjeter, perfshire SHBA.

Ky ishte viti i Kakistokracise sepse:

– qeveritaret e te gjithe piramides kriminale te mazhorances u faktua se jane te lidhur si mishi me thoin me krimin, drogen, bandat.

Ky ishte viti i kakistokracise sepse

– me keqesine, vjedhjet, lidhjet me krimin, Edvin Kristaq Rama dhe bandat e tij ne pushtet vrane dhe vrasin çdo ore dhe çdo dite shpresen e shqiptareve.

Ata kane bere shqiptaret njere shpresehumbur dhe Shqiperine vendin nga i cili rreth 70% e qytetareve te saj kerkojne te largohen.

Ky eshte regjimi i kakistokracise sepse:

– me muret e korrupsionit, vjedhjeve, krimit dhe droges kakistokratet kete vit njelloj si ne vitin 2016 mbyllen deren te hapjes se negociatave te Shqiperise me BE.

Ky ishte viti i regjimit te Kakistokracise sepse:

– Krye, krye kreu i mafies shteterore kreu kete vit grushtin e shtetit brenda shtetit, asgjesoi Gjykaten Kushtetuese, Gjykaten e Larte, vendosi kunat-prokurorine e Dvoran Gjykaten dhe nelloj si ne diktaturen staliniste shnderroi drejtesine e vendit ne dege te ekzekutivit.

Ky eshte regjimi me i keq per interesin dhe çeshtjen kombetare pas diktatures komuniste dhe kohes se Jorgo Zografit sepse:

– ne nje akt tradhetie te larte kombetare, Edvin Kristaq Rama apo Zografi Bis i shiti Greqise mbi 2000 km det dhe triliona meter kub gaz dhe fuci nafte dhe se,

– se bashku me argatet e Beogradit ne Prishtine, kane marre nga sivllau i tyre Vuçiç flamurin e Serbise se Madhe dhe te coptimit te ri te Kosoves.

Por viti 2018 eshte dhe viti i pare i ngritjes, pas vitesh shtypje te eger dhe padrejtesish ekstreme, te shqiptareve ne kembe ne Kukes, Tirane, studenteve te universiteteve ne mbare Shqiperine, viti i permbysjes se narkokabinetit me te korruptuar te globit.

Ndaj dhe une do ta mbyll kete mesazh me shpresen dhe besimin tim te plote se Viti i Ri 2019 do te jete viti i triumfit te plote dhe perfundimtar te revolucionit demokratik popullor qe do fshije nga faqja e dheut regjimin e kakistokracise dhe kalbesirat e tij.

Duke perfunduar, uroj cdo shqiptar kudo qe gjendet dhe feston nderrimin e viteve, ne shtepi, lokal, detyre ne kujdes shendetesor apo dhe vuajtje denimi, te gjitheve; Gezuar Vitin e Ri 2019!

Nje vit te bardhe shprese dhe mbaresie per shqiptaret, femijet, familjet, miqte e tyre kudo qe festojne kete nate! GEZUAR!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat