Publikohen fotot e Kryeministrit Rama në ambientet private

Shqipëria

Publikohen fotot e Kryeministrit Rama në ambientet private

Më: 2 janar 2019 Në ora: 08:32

Muajin e fundit, për shkak të protestës së studentëve, kryeministrin Edi Rama e kemi parë në një tjetër aspekt.

Në përpjekje për të hapur bisedime me protestuesit, ai ka shfaqur një anë komike të tijën duke bërë postime gati qesharake që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk krahasohet me videon e postuar së fundmi nga moderatori Ermal Mamaqi, ku Rama shfaqet duke aktruar si një profesionist i vërtetë.

Në videon promovuese të emisionit “Xing me Ermalin” që do të shfaqet më 5 janar, Rama shihet në përditshmërinë e tij në ambientet e shtëpisë të cilat i zbulon për herë të parë, teksa fle, lahet, ha bukë dhe pikturon.

Por në të gjitha rastet, qetësia e tij prishet nga Mamaqi, i cili duke ulëritur me të madhe nga njëri cep i Tiranës në tjetrin, i kërkon bisedime kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat