Statistikat e BSH-së sipas metodologjive ndërkombëtare

Shqipëria

Statistikat e BSH-së sipas metodologjive ndërkombëtare

Më: 2 janar 2019 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Banka e Shqipërisë gjatë vitit 2018 intensifikoi punën edhe në drejtim të përmirësimit të standardeve në sektorin e statistikave.

Banka Qendrore, në fushën e statistikave, ka vijuar punën për plotësimin e standardeve sasiore të metodologjive ndërkombëtare dhe legjislacionit të Bashkimit Evropian, lidhur me zhvillimin, përpilimin dhe raportimin e statistikave pranë organizmave evropiane dhe ndërkombëtare.

Për herë të parë bën të ditur BSH-ja, gjatë vitit që u mbyll publikuam një bllok të ri statistikor, atë të Llogarive Financiare, i zhvilluar sipas standardit më të fundit të kompilimit të llogarive financiare, ESA 2010, si dhe përpiluam statistikat e normave të interesit sipas rregullores së Bankës Qendrore Europiane (BQE). /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat