Lindita Nikolla firmosi datat e provimeve të maturës pastaj u largua

Shqipëria

Lindita Nikolla firmosi datat e provimeve të maturës pastaj u largua

Më: 2 janar 2019 Në ora: 15:54
Lindita Nikolla

Përcaktimi i datave të provimit për maturën shtetërore janë udhëzimet e fundit të firmosura prej ministres Lindita Nikolla pak ditë para se të shkarkohej nga detyra. 

Sipas përcaktimeve do të jenë katër data në dispozicion të gjimnazistëve. 

Në 7 qershor si për maturën e përgjithshme dhe për shkollat profesionale do të jepet Gjuha e Huaj. 

Në datën 12 qershor do të jetë Gjuha Shqipe 

Në datën 17 qershor do të realizohet teza e Matematikës. 

Sa u përket lëndëve më zgjedhje provimi do të jetë në datën 24 qershor dhe po në këtë datë do të realizohet teza e teorisë profesionale të integruar.

Në dispozicion të nxënësve do të jenë dy orë e 30 minuta për të përfunduar provimin. 

Për hartimin e fondit të pyetjeve për provime do të përzgjidhet një grup ekspertësh, ndërsa teza me pyetjet finale, si çdo vit do të zgjidhjet automatikisht. 

Sipas udhëzimit drejtoritë e shkollave janë të detyruara të zhvillojnë konsultime për maturantët gjatë orëve të mësimit. 

Të drejtën e provimit do të kenë dhe nxënësit ngelës nga vitet e shkuara, por që më parë duhet të kenë dhënë provimet e lëndëve. në këtë rast drejtoritë arsimore do të duhet të informojnë nxënësit. nga data 6 janar maturantët do të kenë të drejtën të plotësojnë formularin për përcaktimin e lëndëve me zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat