Ikin emigrantët, krijohen radhë në doganat me Greqinë

Shqipëria

Ikin emigrantët, krijohen radhë në doganat me Greqinë

Më: 2 janar 2019 Në ora: 17:10
Kakavijë

Pas festës së ndërrimit të vitit, shumë emigrantë shqiptarë që ishin kthyer për të festuar në atdhe, kanë nisur kthimin në vendet ku jetojnë e punojnë.

Kështu gjatë pasdites së sotme është regjistruar një fluks i madh njerëzish dhe mjetesh që dalin nga Shqipëria drejt Greqisë.

Në të tre pikat kufitare, Kakavijë, 3 Urat dhe Qafë Botë, por edhe nëpërmjet portit të Sarandës, vihet re një numër i konsiderueshëm njerëzish që lënë Shqipërinë.

Radhët janë të gjata, ndërsa koha e pritjes duket se e kalon një orë, ndonëse në doganën e Kakavijës, si pala shqiptare, ashtu ajo greke, kanë filluar punën me dy sportele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat