Deputetja e PS: Shumicën e kritikave i marr për shkak se jam grua dhe jo për paaftësi

Shqipëria

Deputetja e PS: Shumicën e kritikave i marr për shkak se jam grua dhe jo për paaftësi

Më: 2 janar 2019 Në ora: 22:58
Blerina Gjylameti

Mbrëmjen e parë të Soiree për vitin 2019-ën patëm mundësinë të dëgjonim edhe rrëfimin e një prej deputeteve të mazhorancës në Parlament, Blerina Gjylameti.

Teksa po fliste me moderatoren, Jonida Shehu lidhur me problemet që ka hasur në fillimet e saj si deputete, ajo ka folur edhe për diskriminimin që i ndodh për shkak se është grua.

“Sa herë që unë dal në një ekran dhe ngre zërin për një problematikë, gjykohem vetëm për faktin se jam grua dhe po të shohësh komentet, do të shohësh që bëhen për faktin se jam grua, dhe jo për aftësi apo për paaftësi”, – ka rrëfyer Blerina.

Më pas, ajo është shprehur se viti 2019 do të jetë një nga vitet më të mira për Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat