Zjarr në një pallat në ndërtim në Sarandë, digjet ‘streha’ e endacakut

Shqipëria

Zjarr në një pallat në ndërtim në Sarandë, digjet ‘streha’ e endacakut

Më: 2 janar 2019 Në ora: 23:01
Ilustrim

Një pallat është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Sarandë.

Zjarri ka rënë rreth orës 16:30 në një pallat 4-katësh në ndërtim, në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës.

Mësohet se në katin e parë të godinës qëndronte një endacak dhe kishin marrë flakë materialet me të cilat ai kishte sajuar 'strehën' e tij.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat