Shqiptari trondit Korfuzin: Vret vajzën e tij dhe e varros prapa shtëpisë se dashuronte një afgan!

Shqipëria

Shqiptari trondit Korfuzin: Vret vajzën e tij dhe e varros prapa shtëpisë se dashuronte një afgan!

Më: 3 janar 2019 Në ora: 07:57
Anxhela Pjetri

Një histori me fund tragjik ka qënë ajo e zhdukjes së 28-vjeçares Anxhela Pjetri në Greqi, gjurmët e të cilës humbën mëngjesin e së mërkurës së dy janarit. Anxhela u gjet e vdekur dhe e varrosur në pjesën e pasme të shtëpisë në Korfuz, njoftojnë mediat greke.

Sipas informacioneve, ishte babai i vajzës së pafat që i dha sinjale Policisë për pikën ku vajza e tij gjetur e vdekur dhe menjëherë pas kësaj, ai u mor i dyshuar.

Shqiptari fillimisht nuk e ka pranuar vrasjen e vajzës së tij, por pyetjeve të pareshtura të Policisë nuk ka mundur t’u përgjigjet gjithmonë dhe  ka bërë gabime.

Ishte shoku i huaj i vajzës, që denoncoi zhdukjen e saj, duke e argumentuar me faktin se 28-vjeçarja mund të ishte vrarë sepse babi i saj nuk e miratonte lidhjen e tyre.

28-vjeçarja ishte në një marrëdhënie me një burrë nga Afganistani. Babai i saj e kundërshtoi me rreptësi këtë marrëdhënies dhe ajo ishte arsyeja e grindjeve të vazhdueshme në shtëpi.  

Vajza punonte në një dyqan në Korfuz dhe ishte nën presionin e babait të saj për të prishur marrëdhënien me afganin. Por ajo nuk e kishte bërë dhe vazhdonte të takohej me të.

Grindjet kanë çuan në vrasjen e pabesueshme të vajzës nga i ati dhe në varrosjen e saj në pjesën e pasme të shtëpisë. Megjithatë, shkaqet e sakta të vdekjes ende nuk kanë dalë dhe mësohet se është urdhëruar kryerja e një autopsie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat