Babai monstër në Greqi, kush dha alarmin që zbuloi më tej vajzën e varrosur në shtëpi

Shqipëria

Babai monstër në Greqi, kush dha alarmin që zbuloi më tej vajzën e varrosur në shtëpi

Më: 3 janar 2019 Në ora: 13:58
Anxhelina Petro

Anxhelina Petro humbi jetën për shkak të goditjes në kokë me shufër hekuri. 29-vjeçarja me origjinë nga Berati, por që jetonte në Korfuz të Greqisë, u dhunua për vdekje nga babai i saj, i cili më pas e varrosi në oborrin e pasmë të shtëpisë.

Sipas raportimeve nga mediat greke, Anxhelina kishte jetuar deri pak kohë më parë me babain e saj, por së fundmi ishte larguar nga banesa. Ajo qëndronte me të dashurin e saj afgan në shtëpinë e këtij të fundit.

Shkaku i largimit nga banesa e të atit, ka qenë për shkak të grindjeve të shpeshta. 

52-vjeçari A.Petro nuk pranonte lidhjen e vajzës së tij me 30-vjeçarin nga Afganistani që jeton në Korfuz. Ai nuk miratonte lidhjen e tyre dhe për këtë arsye debatonte shpesh me vajzën, deri kur Anxhelina vendosi të largohej dhe të bashkëjetonte me afganin. 

Ky i fundit ka qenë pikërisht personi që dha alarmin në polici mbrëmjen e 2 Janarit, pasi 29-vjeçarja nuk kishte shkuar në punë dhe nuk kishte asnjë shenjë prej saj. Anxhelina Petro punonte si kamariere në një lokal. 

Bashkëjetuesi i saj u ka thënë hetuesve se babai i vajzës ishte një njeri i ashpër dhe zënkat me të bijën ishin të përditshme.

Të mërkurën në mbrëmje, 52-vjeçari kishte dhunuar deri në vdekje vajzën e tij Anxhelina Petro, duke e qëlluar me shufër hekuri në kokë. Trupin e pajetë të 29-vjeçares e kishte varrosur në oborrin e shtëpisë. 

Pas disa orëve kërkim, autoritetet mundën të gjenin trupin dhe arrestuan babain e vajzës si të dyshuar kryesor. 

A.Petro nuk pranoi fillimisht krimin, por dëshmitë kontradiktore bënë që ai të merrte përsipër autorësinë. Policia greke ka konfirmuar zyrtarisht këtë variant të ngjarjes. 

Krimi i rëndë ka tronditur komunitetin lokal në Korfuz ku banon babai monstër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat