Gjiknuri nuk u ndal as natën e Vitit të Ri, edhe i shkarkuar dha koncesion 58 milionë €

Shqipëria

Gjiknuri nuk u ndal as natën e Vitit të Ri, edhe i shkarkuar dha koncesion 58 milionë €

Më: 3 janar 2019 Në ora: 15:02
Damian Gjiknuri

Edhe pse i shkarkuar nga detyra si Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, në natën e Vitit të Ri ka shpallur një koncesion miliona euro. Bëhet fjalë për termocentralin e Vlorës, ku vlera e këtij koncesion është plot 7.24 miliardë lekë, ose rreth 58 milionë euro.

Ky projekt i rehabilitimit operimit të Termocentralit të Vlorës, përfshin një degëzim të tubacionit të gazit Fier.

Gjiknuri vijon të jetë në detyrë, por kjo për shkak të një teknikaliteti, deri në dekretimin e shkarkimit të tij dhe emërimit të ministres së re Belinda Balluku. Gjiknuri eshte nje nga disa ministra me mbi 5 vite ne detyre qe kryeministri Rama shkarkoi, per te "rifreskuar" kabinetin qeveritar, edhe pse emri i tij se fundi eshte perfshire ne shume skandale, sic ishte ai i projektit te Unazes se Madhe ne Tirane.

Në një postim në Facebook, Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, shkruan se “plot 74 miliard leke koncesion per TEC-in e Vlores firmos Gjiknuri i qeverise ne 31 dhjetor”.

Statusi i plotë: 

Uji fle, ndersa qeveria s’fle, rremben koncesione edhe ne 31 dhjetor!!!
E pangopur ne grabitjen me koncesione, qeveria rremben e grabit edhe ne 31 dhjetor.

Pikerisht kur te gjithe shqiptaret festojne ne 31 dhjetor, qeveria hasëm i popullit rri zgjuar dhe grabit koncesione, qe i firmosin minis

trat, qe ky kryeministri i ka rrezuar, shkarkuar dhe debuar po vete sic eshte Gjiknuri.
Plot 74 miliard leke koncesion per TEC-in e Vlores firmos Gjiknuri i qeverise ne 31 dhjetor.

Po ky minister bashke me grabitqaret e tjere qe grabiten 40 milion euro te unaza e re, nuk ndalet dhe grabit edhe dhjetra milion euro.

Keta hajdute s’kane as cipe as turp as limit.

Vetem perzenia e tyre mund ta shpetoje kete vend nga ky kryehajdut ne krye te qeverise dhe hajdutet cirake qe i ka perqark.

Shiheni vete dokumentin, qe eshte bere publik nga media e pakapur.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat