"Si po e shet TEC-in e Vlorës ministri në ikje tek klientët e kryeministrit Rama”

Shqipëria

"Si po e shet TEC-in e Vlorës ministri në ikje tek klientët e kryeministrit Rama”

Më: 3 janar 2019 Në ora: 20:45
TEC

Përmes një postimi në rrjetin social, deputeti i PD-së Agron Shehaj i është referuar TEC-it të Vlorës, që sipas tij po jepet me koncension nga vetë Damian Gjiknuri, Ministër në ikje i qeverisë.

Sipas demokratit, tashmë tenderi është hapur dhe pritet që ashtu si dhe me shumë pasuri të vendit, garën ta fitojë ndonjë biznesmen apo kompani e afërt me kryeministrin Rama.

PER KONCESIONIN E TEC-IT TE VLORËS RAMA PRAKTIKISHT KA PËRJASHTUAR KOMPANITË E HUAJA

Në orët e fundit të vitit 2018, edhe pse i larguar nga ministër, Damian Gjiknuri ka firmosur hapjen e procedurave për dhënien me koncesion të TEC-it të Vlorës. Me zero transparence, Rama dhe Gjiknuri kanë vendosur që TEC-in e Vlorës, i cili ka kushtuar deri tani mbi 120 milionë euro me paratë e shqiptarëve, për t’u ndërtuar e mirëmbajtur, t’ja japin në pronësi për 20 vjet një privati.

Detajet e këtoj koncensioni do të mësohen në ditët e ardhshme, por ajo që dihet sot është se qeveria kërkon që më datën 15 janar, të gjithë të interesuarit duhet të marrin pjesë në një vizitë në TEC në Vlorë, e cila është e detyrueshme për të marrë pjesë në tender. Se cila kompani e huaj mund të informohet, vlerësojë dhe vendosë brenda dy javësh në periudhë festash të dërgojë përfaqësues në Vlorë të Shqipërisë, e dinë vetëm Rama dhe Gjiknuri. 

Është një histori që përsëritet: pasuritë e vendit, pronat publike dhe paratë publike u jepen klientëve të lidhur me qeverinë, gjoja me “koncesion”, duke rritur me disa fish koston e investimit. Në 15 janar do marrim vesh se cili nga klientët e Edi Ramës do ta marrë këtë dhuratë dhe do të ndajë paratë me “bamirësin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat