Këto janë zonat e bllokuara nga moti i keq - Bota Sot
Këto janë zonat e bllokuara nga moti i keq

Shqipëria

Këto janë zonat e bllokuara nga moti i keq

Më: 4 janar 2019 Në ora: 09:23
Ilustrim

Moti i keq që ka përfshirë vendin prej dy ditësh ka sjellë probleme në disa zona të vendit.

Disa fshatra të thellë në Bulqizë dhe në Dibër janë të izoluar nga dëbora.

Në Dibër janë të bllokuara nga dëbora nëntë fshatra në njësinë Lurë, po ashtu edhe disa në Kalanë e Dodës, Grykë Nokë, Zall Dardhë, ndërsa në Bulqizë është e bllokuar Terrova. Për shkak të trashësisë së borës në këto zonja është i pamundur qarkullimi i automjeteve.

Rruga Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, ndërsa rruga Peshkopi-Tiranë kalohet pa probleme, pasi borëpastrueset kanë pastruar sasinë e botrës nga rruga.

Ndërsa në qarkun e Korçës akset nacionale janë të kalueshme pa zinxhirë, në fshatrat turistikë si Dardhë dhe Voskopojë dëbora ka arritur nga 15-40 cm dhe lëvizja mund të bëhet vetëm me zinxhirë.

Ndërkaq, ditën e sotme sinoptikanët kanë parashikuar që reshjet e borës të jenë prezente dhe në lartësinë 600 m.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...