Pas 4 ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit të Pogradec

Shqipëria

Pas 4 ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit të Pogradec

Më: 4 janar 2019 Në ora: 10:17
Ilustrim

Pas katër ditësh është gjetur trupi i pajetë i peshkatarit Gëzim Seitllari.

53-vjeçari kishte dalë për peshkim në liqenin e Pogradecit më 31 Dhjetor. Që prej asaj dite, ai kishte humbur kontaktet me familjarët.

Trupi i pajetë i tij është gjetur ditën e sotme, pasi u nxorr në breg nga dallgët. Ndërsa polumbarët kishin ndërprerë kërkimet për shkak të motit të keq.

Njoftimi i Policisë Pogradec:

Sapo jemi njoftuar se trupi i pajetë i shtetasit G.S, 53 vjeç, banues në Memlisht, Pogradec, i cili kishte dalë për peshkim në datë 31.12.2018, është gjetur.
(Dallgët e forta, e kanë nxjerrë në breg të liqenit).
Polumbarët nuk kanë mundur të bënin kërkime as ditën e sotme, për shkak të kushteve atmosferike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat