Dëbora dhe ngrica, bllokohen 115 familje në Tërnovë

Shqipëria

Dëbora dhe ngrica, bllokohen 115 familje në Tërnovë

Më: 4 janar 2019 Në ora: 10:55
Bulqizë

Nën prefektit i Bulqizës ka deklaruar për mediat, se 115 familje në Tërnovën e Madhe dhe në Tërnovën e Vogël janë krejtësisht të bllokuara. Në këto ditë me mot teje të ftohtë qarku i Dibrës rezulton si një nga qarqet më të prekurit prej ngricave dhe rreshjet të dëborës. 

Sipas “BalkanWeb” mësohet se ka probleme në zonat e thella nga prania e akullit dhe ngricës në rrugë. Në disa zona të thella mjetet e kanë të pamundur qarkullimin për shkak të ngricave, ndërsa në disa të tjera trashësia e borës arrin deri në 40 cm.

Gjithashtu rruga nacionale Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, ndërsa rruga nacionale Peshkopi-Tiranë kalohet pa probleme.  Në lartësinë mbi 800 metër mbi nivelin e detit kanë vazhduar reshje dëborës edhe gjatë ditës së sotme. Disa zona rurale si ato të Bulqizës dhe Dibrës janë të izoluara nga dëbora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat