Rrëqethëse, fjalët e fundit të Anxhelinës: Baba po largohem. Të dua, vazhdo të më godasësh

Shqipëria

Rrëqethëse, fjalët e fundit të Anxhelinës: Baba po largohem. Të dua, vazhdo të më godasësh

Më: 4 janar 2019 Në ora: 11:38
Anxhelina Petro

Zbardhen fjalët e fundit të 29-vjeçares shqiptare Anxhelina Petro.

Televizioni ANT1, referuar dëshmisë së babait në polici, ka publikuar bisedën e fundit të Aleko Petros me të bijën, para se ta godiste vazhdimisht me shufër hekuri në kokë. Sikurse është bërë e ditur, konflikti kishte nisur për shkak të lidhjes që 29-vjeçarja shqiptare kishte me një afgan në Korfuz.

“Që kur njohe afganin nuk vjen të më takosh. Nuk bën ai për ty”. Me këto fjalë iu drejtua 52-vjeçari Aleko Petro vajzës së tij para se të ngrinte dorë mbi të duke e qëlluar me sende të forta disa herë.

Fjalët e fundit të Anxhelinës ishin: “Baba unë po largohem. Të dua. Vazhdo të më godasësh”.

Vajza shqiptare u qëllua disa herë me shufër hekuri në kokë, gjë i shkaktoi asaj vdekjen. Mjeku-ligjor tha se goditjet ishin brutale dhe nuk mund ta besonte që një gjë të tillë e kishte bërë i ati. Ky i fundit, mbrëmjen e së enjtes u shpreh i penduar për atë që ka bërë dhe tha se vajzën nuk donte ta vriste.

Mamaja e Anxhelinës, e cila nuk e ka takuar të bijën prej 15 vitesh, bëri apel që trupi i vajzës t’i kthehet në Berat dhe kërkoi ndihmën e shtetit pasi nuk ka mundësi financiare. Ajo u shpreh se me Aleko Petron është ndarë para shumë vitesh, ndërsa vajzën e kishte rritur deri në moshën 16-vjeçare, pastaj shkoi në Korfuz tek i ati për një jetë më të mirë.
Anxhelina Petro u zhduk mbrëmjen e 2 Janarit kur i dashuri i saj afgan denoncoi në polici mungesën e 29-vjeçares. Pas disa orësh kërkime, trupi i vajzës shqiptare u gjet i varrosur në oborrin e shtëpisë së babait të saj, Aleko Petro. 52-vjeçari u arrestua dhe pranoi vrasjen e së bijës. Shkak ishte pikërisht marrëdhënia e vajzës së tij me 30-vjeçarin afgan, me të cilin bashkëjetonte kohët e fundit dhe ishte larguar nga banesa e të atit. 

Anxhelina punonte si kamariere në një lokal, ndërsa konfliktohej vazhdimisht me babain pasi ai nuk pranonte lidhjen e tij me emigrantin afgan, i cili në fakt ishte birësuar nga një çift grek. Ditët në vijim, 52-vjeçari Aleko Petro do të dalë para Gjykatës greke pasi akuzohet për vrasjen e vajzës së tij me paramendim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat