Ankorohen tre anije të specializuara për shtrimin e tubacionit nënujor të TAP

Shqipëria

Ankorohen tre anije të specializuara për shtrimin e tubacionit nënujor të TAP

Më: 4 janar 2019 Në ora: 17:43
Durrës

Tre anije të specializuara për shtrimin e tubacionit nënujor të Gazsjellësit Trans-Adriatik Pipeline (TAP) tashmë janë ankoruar në portin e Durrësit.

“Castoro 10” me gjatësi 139 metra dhe 31 metra e gjerë ka mbërritur në portin më të madh të vendit dy javë më parë, ndërsa më 1 janar u ankoruan dy të tjerat.

Mjetet lundruese “Mimar Sinan” dhe “DN 106”, njëlloj si i pari u futën në portin më të madh të vendit, pas një operacioni detar ku morën pjesë disa rimorkiatorë dhe pilotë, bën të ditur Autoriteti Portual i Durrësit.

Specialistët e huaj në të tre mjetet kanë nisur menjëherë përgatitjet paraprake për shtrimin e tubave.

Punimet për realizimin e pjesës ndoshta më të vështirë të gazsjellësit, atë të instalimit të tubave të cilët do të kalojnë nën det në 105 km gjatësi, nisin në afërsi të qytetet të Fierit dhe do të kalojë nëpër detin Adriatik për tu lidhur me rrjetin italian të transportit të gazit në Italinë e jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat