16% e fëmijëve janë mbipeshë

Shqipëria

16% e fëmijëve janë mbipeshë

Më: 4 janar 2019 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Mbipesha vazhdon të jetë një femomen që po njeh gjithmonë e më shumë rritje në popullsinë shqiptare.

Studimi demografik ka nxjerrë në pah se 16 % e fëmijëve deri në 15 vjeç janë mbipeshë.

Obeziteti është një problem edhe për të rriturit. Të dhënat flasin se 45% e femrave shqiptare dhe 53% e meshkujve janë mbipeshë.

Ekspertët fajësojnë mënyrën e ushqyerjes dhe mungesën e aktivitetit fizik për këtë situatë. Mënyra e ushqyerjes ka sjellë edhe ndikime të tjera nëe shëndetin e fëmijëve.

Sipas të dhënave të studimit demografik, 11% e fëmijëve jane më të shkurtër për moshën që kanë, 2% janë më të dobët në raport me gjatësinë, dhe 2% janë nën peshë.

Anemia, edhe pse në një shkallë të lehtë, është vërejtur se prek 1 në 4 fëmijë si dhe 23% e femrave e 11% të meshkujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat