Dëbora mbërrin në plazhin e Dhërmiut

Shqipëria

Dëbora mbërrin në plazhin e Dhërmiut

Më: 4 janar 2019 Në ora: 20:34
Dhërmi

Dhërmiu, i njohur si një destinacionet turistike më të frekuentuara të Shqipërisë gjatë verës, dhuron pamje mbresëlënëse edhe gjatë stinës së dimrit.

I preferuar për ujin e kristaltë dhe rërën fantastike, plazhi i Dhërmiut është shndërruar në një peizazh mahnitës nga reshjet e dëborës.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, në një fotografi të publikuar sjell pamje të plazhit të Dhërmiut të mbuluar nga dëbora.

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë prej dy ditësh veriun dhe juglindjen e Shqipërinë prekën edhe jugun ku edhe Llogoraja, Dhërmiu dhe Himara u mbuluan nga flokët e bardhë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat