Lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti në Vlorë

Shqipëria

Lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti në Vlorë

Më: 4 janar 2019 Në ora: 20:47
Ilustrim

Zona e Vlorës është përfshirë nga lëkundje tërmeti mbrëmjen e sotme. Të paktën tre lëkundje janë ndjerë në qytetin bregdetar. 

Sipas IGJEUM, tërmeti i regjistruar rreth orës 19:27 minuta ka pasur një magnitudë prej 4.7 ballë.

Lëkundja e tërmetit është regjistruar 6 km në lindje të Himarës me thellësi 10 km.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Gjirokastër dhe Sarandë si dhe në zonat përreth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat