Dëbora dhe ngricat, vijojnë të bllokuar fshatrat në Krujë dhe Dibër

Shqipëria

Dëbora dhe ngricat, vijojnë të bllokuar fshatrat në Krujë dhe Dibër

Më: 5 janar 2019 Në ora: 09:17
Ilustrim

Vijon situata problematike nga reshjet e dëborës dhe ngricat në disa qarqe të vendit nga veriu në jug.

Në Kukës, Dibër, Bulqizë, por edhe në Krujë vijojnë që të jenë të bllokuar disa fshatra. Situata është e njëjta si ditën e djeshme.

Në Krujë janë të bllokuara fshatrat Çudhi Zalle, Çudhi Kamp, Bruz Mal, Bruz Zalle, Rranzë dhe parku kombëtar i Qafë Shtamës.Reshjet e dëborës gjatë natës nuk kanë qenë të dendura por problem mbetet prezenca e ngricës dhe akullit në rrugë. Ndërkohë që edhe gjatë ditës së sotme priten reshje në disa qarqe.

Reshjet do të jenë në formë dëbore deri në 600 m mbi nivelin e detit, ndërsa në zona shumë të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli, përfshirë edhe bregdetin e Jonit, por kryesisht dëborë e përzier me shi, sikur ndodhi edhe dje. 

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: -1 / 5 °C, në vendet e ulëta: -2 / 5 °C dhe në vendet malore: -13 / -3 °C. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat